Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me plagosjen e djeshme me armë në afërsi të Parkut të Çairit, përcjell TV21. Sipas raportimit, 28-vjeçari i plagosur ishte takuar me dy persona, njëri prej të cilëve e ka gjuajtur me armë.
“Më datë 02.12.2024 rreth orës 18:20 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit është dërguar Xh.H (28) nga Shkupi. Sipas njoftimit, paraprakisht në rrugën “Krste Asenov” në zonën e Çairit, ai ka takuar dy persona, njëri prej të cilëve ka qëlluar me armë në drejtim të tij dhe e ka plagosur në këmbë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.