Nga 6 deri më 12 janar, në vendin tonë evidentohen 6 raste të reja pozitive me COVID-19. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti për Shëndet Publik, nga dy raste janë regjistruar në Kumanovë dhe në Strumicë dhe nga një rast në Shkup dhe Kërçovë.
Pesë persona janë të moshës mbi 60-vjeç, kurse një rast regjistrohet tek grupmosha 40-49 vjeç.
Gjatë vitit 2025, deri më 12 janar, janë regjistruar gjithesjt 11 persona të prekur nga COVID-19.
ISHP-ja thotë se shkalla e ulët e trasmetimit të Sars – Cov 2, raportimi në ulje dhe numri i ulët I testimeve ndikojnë në saktësinë e situatës epidemiologjike.
Edhe pse numri I të prekurve me COVID-19 në nivel javor është I vogël, sic thonë nga ISHP-ja, duke marrë parasysh se vendi është në fazën e cirkulimit në rritje të viruseve respiratore, ekzistojnë rreziqet për rritje të aktiviteteve të Sars-Cov2 dhe rekomandojnë nevojën e mbikqyrjes epidemiologjike, virusologjike në nivel kombëtar dhe rajonal.
“Rekomandohet ndjekja e masave bazë për parandalimin e COVID-19 dhe sëmundjeve tjera respiratore. Vaksinimi mbetet masa specifike preventive, duke siguruar mbrojtje nga format e rënda të sëmundjes, edhe pse ky efekt mbrojtës ulet gjatë kohës. Vazhdon rekomandimi për vaksinimin e personave me rrezikshmëri të lartë nga forma të rënda të sëmundjes me epilog të keq, sic janë personat e moshuar” – thuhet në Raportin e ISHP-së.