Ishulli kanadez ofron punë dhe tokë për këdo që dëshiron të jetojë aty

Dyqani vendas “Farmer’s Daughter” në fshatin Whycocomagh, ishullin kanadez të Cape Breton, ka ndërmarrë një eksperiment të ri për të luftuar rënien demografike.

Dyqani u ofron atyre që dëshirojnë të transferohen aty, punë dhe parcela prej më shumë 8000 metra katrorë. Pas publikimit të njoftimit në Facebook, pati më shumë se 3500 aplikime, raporton “The Independent”.

Sipas menaxherëve të këtij biznesi, toka do të jetë në pronësi të punonjësve në qoftë se ata punojnë në vend për më shumë se pesë vjet.

Ndër arsyet për të jetuar në ishullin listohen “një jetë më e lehtë, pranë natyrës, në një vend ku ende besohet në ushqimin e komunitetit, dhe ku të gjithë njerëzit njihen me njeri tjetrin”.

Nga ana tjetër ata publikojnë cilësitë qe aplikantët duhet te kenë për t’u pranuar: të jesh miqësor, i dobishëm, pozitiv, të respektosh mjedisin dhe të ketë aftësi në sektorin e ushqimit.

Pronarët e këtij tregu, Heather Coulombe dhe Maclean Sandee, njoftuan javën e kaluar se tashmë kanë punësuar tre gra.

Por, ka një tjetër detaj të rëndësishëm: oferta u drejtohet vetëm atyre që punojnë në vend, pasi dyqani ende nuk ka certifikatën e programit të emigrantëve të përkohshëm.

Aktualisht popullsia e ishullit është rreth 135.000 banorë. Administrata e dyqanit më të madh në vend shpreson të përmirësojë situatën demografike të ishullit me këtë masë të pazakontë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu