ISIS merr përgjegjësinë për masakrën në lokalin e natës në Stamboll

I vetëquajturi Shtetit Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit me armë që ndodhi në lokalin e natës në Stamboll natën e ndërrimit të viteve, ku humbën jetën 39 persona.

Në një deklaratë, ISIS e quan ushtarin e vet personin e armatosur që shkaktoi masakrën në Stamboll.

Autori u fut në lokalin e natës “Reina” dhe qëlloi me breshëri ndaj qytetarëve duke vrarë 39 prej tyre dhe plagosi 69. Më pas u largua dhe është ende në kërkim nga policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu