ISIS sapo tentoi ta sulmonte Izraelin për herë të parë

Forcat e Izraelit kanë vrarë katër militantë të ISIS-it në Siri, në përplasjen e parë direkte mes vendit dhe grupit terrorist.
Xhihadistët hapën zjarr në një patrullë ushtarake në pjesën e Maleve Golan që kontrollohen nga Izraeli, ka thënë një zëdhënës ushtarak.

Trupat izraelite u përgjigjën duke hapur zjarr në kamionin e tyre.

Aeroplanët ushtarakë shpejt nxituan në vendngjarje dhe shkatërruan automjetin, duke i vrarë të gjithë ekstremistët – të cilët luftuan për një grup terrorist të afërt me ISIS, transmeton Gazeta Express.

Asnjë ushtar izraelit nuk u plagos në këtë sulm. Monitoruesit e OKB-së tani janë atje duke u përpjekur që të ndalojnë përshkallëzimin e situatës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu