Ballina Aktuale Ivanov dhe Ban Ki-moon biseduan për krizën e refugjatëve dhe kontestin për...

Ivanov dhe Ban Ki-moon biseduan për krizën e refugjatëve dhe kontestin për emrin

Presidenti Gjorge Ivanov, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 71-të të Kombeve të Bashkuara në Neë York u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, shkruan META.

“Ishte kënaqësi dhe privilegj mundësia për të punuar me ju vitin e kaluar, ju jeni një nga udhëheqësit më të dukshëm dhe më aktiv” – theksoi Ban për presidentin e Maqedonisë, duke e mirëpritur udhëheqjen e Ivanovit për çështje me rëndësi për  Kombet e Bashkuara si: ndryshimi i klimës, Aleanca e Qytetërimeve, zhvillimi i qëndrueshëm, kriza me emigrantët.

Siç bëri të ditur zyra e Ivanovit, në takim shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale me të cilat përballen Kombet e Bashkuara, situatën në Maqedoni dhe në rajon si dhe mbi kontestin e emrit dhe procesin e udhëhequr brenda Kombeve të Bashkuara.

Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i shkëmbyen mendimet mbi situatën në Maqedoni dhe në rajonin e Evropës Juglindore, sidomos në kontekstin e perspektivës evropiane dhe euroatlantike.

Lidhur me ndryshimin e emrit, Ivanov e theksoi gatishmërinë e Maqedonisë për pjesëmarrje konstruktive në procesin e udhëhequr nag Kombet e Bashkuara në bazë të së drejtës ndërkombëtare, të Marrëveshjes së Përkohshme, rezolutave të OKB-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Ivanov përshëndeti kontaktet e shpeshta dhe masat e ndërtimit të besimit që duhet të zgjerohen.

“Me dialog dhe me masat për krijim të ambientit pozitiv, që ndihmojnë për të rivendosur besimin dhe mirëkuptim më të madh”, tha Ivanov.

Në fund të mandatit të tij të dytë si Sekretar i Përgjithshëm të OKB-së, presidenti Ivanov e vlerësoi udhëheqjen e Ban Ki-moon dhe angazhimin e tij për vlerat themelore të Kombeve të Bashkuara dhe i uroi atij suksese në angazhimet e tij të ardhshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu