Ivanov fillon konsultimet, takohet me kryetarin e gjykatës kushtetuese

Pas lajmërimit të mbrëmshëm nga kabineti i presidentit të shtetit Gjorge Ivanov se do të fillojnë konsultimet me institucionet përkatëse dhe partite politike, sot Ivanov do të realizoj takim me kryetarin e Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Ivanovski, vërtetuan për Mia nga kabineti i Ivanov, tranmseton Zhurnal.

Mbrëmë, siç thonë, presidenti maqedonas ka realizuar takim me ambasadorin Samuell Zhbogar, shef i delegacionit të Unionit Europian në Republikën e Maqedonisë, në të cilin është biseduar për situatën politike aktuale në vend, ku ambasadori Zhbogar i tregoi qëndrimet e Unionit Europian në lidhje me këtë çështje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu