Ivanov paralajmëron Shqipërinë: Fqinjët të mos përfshihen në punët e brendshme të Maqedonisë!

Hapja e plagëve të vjetra dhe përzierja në punët e brendshme të vendeve mund t’i rrezikojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, kështu deklaroi presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov, në fjalimin me rastin e pritjes për anëtarët e korit diplomatik, të akredituar në Republikën e Maqedonisë, që u mbajt sonte në Strugë.

Prsidenti Ivanov tha se në Ballkan e ndjejmë mungesën e Bashkimit Evropian dhe të NATO-së, që mund të rrezikojë stabilitetin e rajonit.

Më tej, Ivanov theksoi shumëkulturalitetin, shumëetnicitetin dhe traditën shumëfetare të vendit, si një demokraci gjithëpërfshirëse.

Presidenti nuk e la pa përmendur edhe krizën e refugjatëve dhe keqpërdorimin e migrimit masiv, duke theksuar dy pika sfiduese, sigurimi i kontrollit të shtigjeve përmes së cilëve lëvizin migrantët dhe sigurimi i kontrollit mbi lëvizjen e lirë të emigrantëve që tashmë janë në territorin e Shengenit./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu