Bashkimi Demokratik për Intregrim ka kuadro më cilësorë se Talat Xhaferi, i cili nga dita e parë ka provokuar dhe do të vazhdojë të provojë deklaroi presidenti Gjorge Ivanov në një intervistë për TV Nova. Ai theksoi se një nga provokimet e Xhaferit ishte edhe vendosja e flamurit shqiptar në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit.
Ivanov tha se edhe letrën e parë që e ka pranuar nga Xhaferi ka përmbajtur provokime dhe se është detyruar t’ia kthejë atë që ta kujtojë Xhaferin se është njeriu i dytë në shtet.
“Me vetë zgjedhjen për kryetar Kuvendi vijon detyra e tij dhe ajo është të respektojë Kushtetutën. Shpresoj se do të së shpejti do ta kuptojë se është kryetar Kuvendi, institucion që populli flet përmes tij”, tha Ivanov./ InfoShqip.com