Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti njoftoi se sot qeveria ka ndarë 20 milionë euro për ndërtimin e garazheve në kate në Sheshit “Skënderbe” në Shkup. Mexhiti tha se do të ndërtohen 371 vende te reja parkimi.
“Qeveria ka vendosur të ndajë 20 milionë euro për financimin e projektit për ndërtimin e garazhit nëntokësorë shumëkatësh pranë Sheshit Skënderbeu në Shkup. Ky projekt shumëvjeçar parashikon ndërtimin e 371 vendeve të reja për parkim, të shpërndara në dy nivele nëntokësore në një sipërfaqe totale prej më shumë se 13.000 m2. Gjithashtu do të sigurohet një numër i përshtatshëm vendesh parkimi për personat me nevoja të veçanta. Me këtë rrumbullakoset Sheshi Skëndërbe”, tha Mexhiti.