Vazhdojnë qëndrimet e kundërta mes partnerëve të koalicionit qeverisës në lidhje me idenë e VLEN për Akademi Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, përcjell TV21. Për dallim prej kryeministrit Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë nuk ka asnjë shqiptar të punësuar, si pjesë e institucionit.
“Jo, nuk është ashtu! Pas shumë debateve, pas shumë kërkesave, do të thotë ka 3-4 akademikë, por nuk ka asnjë të punësuar në ASHAM. As kafexhi nuk ka. Dmth s’mund të më bind dikush që nuk ka shqiptarë që mund të punojnë në ASHAM”, tha mes tjerash Mexhiti.