Autoritetet e Izraelit të premten vonë kanë i dorëzuar Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze trupat e pajetë të shtatë palestinezëve të vrarë nga ushtria izraelite më herët gjatë këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Katër nga të vrarët në sulmet e pretenduara dhe përleshjet janë nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor. “Trupat janë dërguar në spitalin e Hebronit ku janë bërë gati për varrimin i cili do të bëhet të shtunën”, thonë burime spitalore.
Sipas autoriteteve palestineze, Izraeli akoma mban trupat e pajetë të 17 palestinezëve tjerë të vrarë nga forcat e tij.
Sipas të dhënave të autoriteteve palestineze më shumë se 255 palestinezë janë vrarë që nga rritja e dhunës izraelito-palestineze e cila filloi në tetor të vitit 2015.
Autoritetet izraelite theksojnë se së paku 42 izraelitë janë vrarë gjatë periudhës së njëjtë.