Izraeli ka thirrur sot përfaqësuesit e vendeve që kanë mbështetur me votë në OKB një rezolutë kundër kolonive, që është kritikuar fuqishëm nga shteti hebre duke mos kursyer edhe presidentin amerikan, Barack Obama.
Për herë të parë që prej vitit 1979, SHBA-ja nuk ka vënë veton e saj në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për sa i përket kolonizimit izraelit ndërkohë që mbështesnin Izraelin, deri tani, në këtë dosje shumë delikate.
Abstenimi i tyre, së bashku me votën pro të 14 anëtarëve të tjerë, mundësoi miratimin e këtij teksti.
Zëdhënësi i Punëve të Jashtme izraelite, Emmanuel Nahshon, deklaroi se përfaqësuesit e këtyre 14 vendeve të Këshillit të Sigurimit priten sot në Ministrinë në Jerusalem.
Për sa i përket përfaqësuesit amerikan, ai nuk është thirrur. /kp/