Ja agjenda e Zaevit në Bruksel

Mandatari për përbërjen e qeverisë dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në Bruksel do të merr pjesë në darkën e punës që e organizon përfaqësuesja e lartë e BE-së Frederika Mogerini për kryeministrat e shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Siç informon zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, Zaev fillimisht do të realizojë takim bilateral me Mogerinin, ndërsa pastaj darkë të përbashkët me kryeministrat e rajonit.

Krahas kryeministrave të Shqipërisë Edi Rama, të Kosovës Isa Mustafa, të Serbisë Aleksandar Vuçiq, të Malit të Zi Dushko Markoviq dhe Deniz Zvizdiq nga Bosnja e Hercegovina, Zoran Zaev do ta prezantojë Republikën e Maqedonisë në darkën joformale që do të mbahet në në Bruksel./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu