Sot, bëhen dy vjet që nga ndeshja Serbi – Shqipëri, e cila ishte ndërprerë për shkak të dronit që ishte shfaqur mbi stadium kur po zhvillohej minuta e 42.
Droni e barte flamurin me mbishkrimin “Autochthonous” me hartën e viseve etnike shqiptare dhe me portretet e Isa Boletinit e Ismail Qemalit, dhe kjo shkaktoi një përleshje të madhe ndërmjet futbollistëve në fushë, por edhe huliganët serbë u futën në fushë duke sulmuar futbollistët shqiptarë.
Shqipëria kishte marr pikët e plota nga kjo ndeshja pas vendimit të CAS’it, pikë këto që ishin vendimtare drejt kualifikimit për herë të parë në një Kampionat Evropian, përderisa Serbia nuk arriti kualifikimin.
Këtë ditë e ka kujtuar edhe Ballist Morina që u bë protagonist i kësaj sfide duke lëshuar dronin me simbol shqiptar në stadium.
Ai ka publikuar një fotografi në Instagram me mbishkrimin ‘Autochthonous’. /Express/