Ja çfarë deklaroi Zaev pas takimit në selinë e Lëvizjes BESA

Lideri i LSDM-së dhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev pas mbarimit të takimit me kryetarin e Lëvizjes BESA, tha se shpreson që Qeveria e re të formohet sa më shpejt.

“Ajo që u morëm vesh me Bilall Kasamin është se duhet të ruajmë rendin e punëve. Së pari do të fillojnë takime me BDI-në, më pas me BESËN dhe tani me Aleancën për shqiptarët. E gjithë kjo me qëllim të afrojmë qëndrimet dhe më pas të ulemi të gjithë së bashku. Qëllimi im është që një ditë më parë të mbarojmë. Shumë qytetarë presin, presin subvencionet bujqit, të hiqet testimi ekstern”, tha Zaev.

Ai foli edhe për punën e Prokurorisë Speciale për të cilën tha se shpreson që do t’i vazhdohet mandati për të përfunduar punën të cilën e ka nisur.

“Pret edhe PSP. Po afrohet fundi i mandatit, ata besoj se do ta realizojnë punën e tyre deri në fund, jo vetëm nëpërmjet Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, port ë vazhdohet mandati. Do të tentojmë që ta zgjidhim këtë çështje”, tha Zaev. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu