BDI dhe PDSH në njësinë e dytë zgjedhore kanë vendosur të garojnë me dy emra të cilët ua nxinë fytyrën jo vetëm Kumanovës, por gjithë shqiptarëve edhe atë para syve të botës. PDSH e ka bërë këtë haptazi duje nxjerë në krye të listës deputetin i cili në mungesë të aftësive për debat përdori grushtet. Ndërsa BDI ashtu sic vepruan në Kuvend duke provokuar në mënyrë tinëzare arrogancën e PDSH-së edhe në lista për deputetë ka fshehur të dytin në radhë kandidatin Rexhail Ismaili i cili u përlesh fizikisht me Orhan Ibrahimin, aktualisht bartës i listës së PDSH-së. Për të gjithë ata që kanë harruar se për cilët deputet bëhet fjalë, mjaftojnë të shikojnë videon më poshtë për ta freskuar memorien. Një ndër kandidatët opozitarë që do të garojë në të njëjtën njësi kundër dy deputetëve që turpëruar shqiptarët, do të jetë Afrim Gashi i koalicionit “Rilindje me Besë” i cili në karrierën e tij profesionale dhe personale nuk ka asnjë njollë. E vetmja akuzë që i bëhet Gashit është se ai është besimtar dhe tradicional në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe familjare.