Ja çfarë porosie ka Edi Rama për nacionalistët sllav të Maqedonisë (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook, në rubrikën Amarcord, një mesazh për trazirat që ndodhën në Kuvendin e Maqedonisë, ku pësuan keq disa deputetë, ndërsa më keq e pësoi lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela.

Ai si simbol ka zgjedhur Dr. Ibrahim Temon, figurë e lartë shqiptare në Maqedoni gjatë fundit të Perandorisë Osmane.

Ai përmes Temos jep një mesazh për bashkëjetesë etnike mes shqiptarëve dhe sllavo-maqedonasit.

“Sikur t’i përmbaheshim leksionit të jetës dhe veprës së rilindasit dhe patriotit të madh shqiptar nga trevat e Maqedonisë, Dr. Ibrahim Temos dhe shprehjes së madhe të Chesterton, se traditat janë demokracia e atyre që s’jetojnë më, do ta kishim ndoshta më lehtë të kuptonim se çdo përkatësi etnike apo politike duhet të shërbejë sot si urë përbashkimi dhe demokracie, që nesër, jo vetëm të vdekurit, por edhe të gjallët e brezave që lemë pas, të ecin në hapa të sigurtë dhe shtetkonsolidues”, shkruan Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu