Kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Dibrës si dhe kryetar aktual i kësaj komune, Ruzhdi Lata sot në vendvotimin numër 0539 në qytetin e Dibrës, bashkë me anëtarët e familjes së tij, e kreu obligimin e tij qytetar.
Pas votimit, Lata deklaroi se sot është ditë feste, ditë në të cilën vendoset për ardhmërinë e dibranëve.
“Sot për dibranët është një ditë feste, një ditë ku vendoset për ardhmërinë qytetare të Dibrës së Madhe. Besoj se dibranët janë aq të kulturuar, te civilizuar, që kjo ditë të jetë e qetë, e mbarë , e mirë, me fat, me sukses për ardhmërinë e të gjithë neve. Prandaj ftoj të gjithë të marrin pjesë në votime dhe në bazë të bindjeve të tyre t’i sjellin Dibrës një ardhmëri më të mirë dhe shumë të mirë”, deklaroi Lata.