Gianni de Biasi ka thënë se nuk është e lehtë që të luash një ndeshje dy herë, por fatmirësisht Kombëtarja shqiptare mori tre pikët e para në rrugën drejt kualifikimeve për Botërorin ‘Rusia 2018’
“Sigurisht një ndeshje që luhet dy herë nuk është diçka që ndodh shpesh. Duhej të nisnim sa më mirë këto 15 minuta, Ata kanë një ekip të mirë”, tha fillimisht De Biasi.
“Dje luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë dhe morëm tre pikë ashtu si rivalët tanë Spanja e Italia. Futbolli është i paparashikueshëm”, tha mes tjerash ai.