Deri më tani shumë yje të njohura të estradës i keni parë teksa kanë bërë urime për 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Sipas këngëtares së njohur Shyhrete Behluli në ditën e fëmijëve edhe dielli ndriçon më bukur, transmeton Gazeta Express.
Kështu është shprehur Shyhretja teksa ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram ku duket shumë elegante.“Sot 1 Qershori dita e femijeve, edhe dielli po na ndriqon me bukur”, kishte shkruar ajo.
Ndërkohë reja e saj, Learta i ka lënë vjehrrës një koment shumë të bukur duke i thënë se po rrezaton bashkë me diellin.
“Oj mam po rrezaton bashke me diellin”, kishte komentuar Learta.
Shyhretës nuk i kanë munguar komentet pozitive edhe nga fansat.
“Je nje engjell i vertete @shyhrete_behluliPo valla @leartajakupi si djell esht; Respek per kengtare ma te mirenMiss 2017; Respekt per shyrete behluli”,i kishin komentuar fansat.