Ja cilat janë rregullat dhe afatet për zgjedhje të reja

VMRO ka dhënë mesazhin se tejkalimi i krizës bëhet vetëm me zgjedhje të reja të parakohëshme ndërkohë që njejtë për shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe zgjidhjes së qeverisë duhen 61 deputet, shkruan Zhurnal.

Ndërkohë që Zaev në anën tjetër ka deklaruar se pret nga presidenti Ivanov të merr mandatin, kurse BE pret që Ivanov të konsultohet me partitë dhe të zgjedh një lider për formimin e qeverisë.

Që të jenë më të qarta qëndimet për zgjedhje të reja parlamenti duhet të mblidhet dhe të shpërndahet me 61 vota pro, nëse sigurohet shumica duhet që kryeparlamentari të bëj shpërndarjen e parlametit.

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare sipas nenit 15, qëndrimi 2 nga ligji zgjedhor duhet të mbahen 55 ditë nga dita e shpërndarjes së parlamentit. Nëse ndodh ajo sot më 31 janar zgjedhjet duhet të mbahen më 26 mars më së voni por që të mbahen bashkë me ato lokale atëherë parlamenti duhet të shpërndahet më 14 mars dhe ato të mbahen më 7 maj.

Më tej, në afat prej 3 dite KSHZ bën kërkesë në ministrinë e informatikës dhe administratës që të dorëzojë të dhëna për të punësuarit në administratë lokale dhe qendrore.
Në afat prej 5 dite ministria dorëzon të dhënat në KSHZ,
Ditën më pas shpallen zgjedhjet, MPB në mënyrë elektronike dorëzon të dhënat për qytetarët deri tek KSHZ,
Më së voni KSHZ për 10 ditë e vendos listën zgjedhore në publik për 15 ditë me rradhë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu