Ja cilat ministri do të jenë për Aleancën e Selës

 

 

Në prag të ndarjes së dikastereve ministrore, për Aleancën për Shqiptarët të udhëhequr nga Ziadin Sela po flitet se do të ketë dy ministri dhe dy poste zv/ministrash.
Bëhet fjalë për ministrinë e shëndetësisë, pushtetin lokal ose një ministri pa resor. Përveç kësaj në garë është që posti i zv/ministrit të brendshëm ti takojë Aleancës.
Siç mëson infoshqip nga burime partiake për ministër të shëndetësisë do të jetë tanimë i përfoluri Arben Taravari, ndërsa në postin e ministrit tjetër flitet për Flakron Bexhetin, Remzi Mehmeti.
Përveç kësaj, Aleanca synon edhe postin e zv/ministrit të brendshëm ku në këtë detyrë përmendet si emër Zylfi Adili – Qufa nga Uniteti. Emri i tij përmendet edhe si drejtor ose zv/drejtor i mundshëm i Byrosë së Sigurimit Publik. Si opsion mbetet edhe posti i zv/ministrit të financave, ku në këtë post pritet të propozohet Elmi Aziri, profesor i UEJL.
Aleanca për Shqiptarët të hënën në mbrëmje do të diskutojë edhe çështjet kadrovike dhe propozimet për poste të larta, në rast se do të marrë pjesë në Qeveri. /infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu