Ja cili është qyteti satelit që do të ndërtohet brenda Moskës (FOTO)

Laikovo është qyteti më i ri që do të ndërtohet në Moskë, bazuar në një stil arkitekturor neoklasik europian dhe pritet të konsiderohet si qyteti satelit i Moskës.

Laikovo do të jetë 12 kilometra në jug të unazës së madhe të Francës dhe do të strehojë 30,000 mijë banorë. Ky projekt i është besuar Grupit Urban të cilët po planifikojnë ndërtimin e një ishulli artificial, ku një hapësirë prej një milion metrash katrorë do të jetë në funksion të një blloku apartamentesh, urash dhe ndërtesash të tjera, të gjitha me stil arkitekturor neoklasik.

Një projekt i tillë është padyshim ambicioz. Një rëndësi shumë e madhe do t’i kushtohet edhe dizajnit të fasadës të secilës ndërtesë, ku secila prej tyre do të ketë një dizajn me një temë të caktuar sipas frymëzimit të arkitektit përkatës, p.sh., do të ketë fasada që menjëherë sapo t’i shikoni do t’ju kujtojnë Amsterdamin, Stokholmin, Parisin dhe Vjenën.

I shprehur me shifra, ky qytet do të ketë 62 blloqe apartamentesh, 4 deri në 12 qendra tregtare, 111 rezidenca private banimi dhe qytetarëve të këtij qytet-sateliti të Moskës së madhe do t’i ofrohen të gjitha shërbimet si ai shëndetësor, arsimor, do të ketë një stacion zjarrfikësish dhe një stacion policie, si dhe një fermë të madhe me prodhime organike shkruan Syri.net.

71 miliardë rubla do të investohen në këtë projekt. Pjesa më e madhe e investitorëve janë privatë, gjë që është shumë e rrallë për projekte të tilla gjigante në sektorin publik.

Pjesa më e madhe e projektit ka mbaruar dhe sipas të dhënave, data e publikuar për përfundimin e fazës së parë të projektit është fund-vjeshta e vitit 2018, ndërsa i gjethtë projekti do të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2023.

moska1 moska2 moska3 moska4


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu