Ja çka u fol në “Opinion” për zgjedhjet në Maqedoni, fituesit dhe humbësit (VIDEO)

Emisioni “Opinion” mbrëmë në TV Klan ishte i fokusuar tek zgjedhjet e fundjavës në Maqedoni, rolin e shqiptarëve si edhe ndikimin e elementit fetar në ofertën politike të subjekteve të caktuara.

Të ftuar në emision janë analisti Ilir Kulla, administratori i Gazetës Express Berat Buzhala, administratori i portalit Albeu.com Idaver Sherifi, analisti Artur Zheji, si edhe botuesi i gazetës “55” Fahri Balliu.

Idaver Sherifi theksoi se gara më e ashpër do të bëhet përmes dy partive kryesore maqedonase.

“Gara kryesore është përmes VMRO dhe LSDM pavarësisht asaj duket e vështirë të arrihet, celësi i Gruevskit është se ka nacionalizëm se ka krijuar një miks se flitet për vota të shumta, në kampin opozitarë ka dy shqiptarë dhe të dy do zgjidhen deputet shqiptarë kjo duket e sigurtë nga sondazhet që po bëhen unë mendoj se do fitojë Gruevski krahas skandaleve, mendoj se pakënaqësia ndaj partisë shqiptare dhe natyrisht që kanë nisur të dalin formacione të reja por disa janë reciklime të figurave, mundësia maksimale është që të shkojnë me 22 deputet mund të bie edhe më poshtë sepse pjesëmarja e shqiptarëve të jetë e ulët e tek maqedonasit më shumë se ka një mobilizim më të madh, mjafton që të jenë akuza politike por pjesa më e madhe e Besës janë besimtarë musliman nuk mund të thuhet që është projekt i huaj”, ka thënë mes tjerave Sherifi ndërkohë që ka publikuar dhe një sondazh se si mund të dalin partitë me mandate të fituara në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Albeu ka bërë një sondazh me 2 mijë persona dhe nga përmbledhja totale 32% BDI, 19% aleanca për shqiptarët, PDSH me 16%, Besa me 14% 10% nuk do votojnë, 7% që do votojnë për një parti maqedonase, BDI 16-18 deputet, LR PDSH 2-3 deputet, PDSH 5-6, Besa 3-4.

Sipas Ilir Kullës, shqiptarët në Maqedoni nuk shohin përkrahjen e Tiranës zyrtare dhe ndihen të vetmuar.

“Nga 2001 deri tani në Maqedoni ka elektorat me orientim fetar cështja është se ekziston e gjithë hapësira qoftë me orientim fetar të shohin strategjinë elektorale, natyrisht që ka influencë nga Turqia se ka luajtur shumë edhe me qeverinë maqedonase se me Gruevskin ka shumë raporte, në qoftë se është gjëja më e gabuar por zhvlerësimi i shqiptarëve në rajon duhet të shohim edhe me veten tonë nuk kanë faj shqiptarët atje se nuk shohin mbështetje në Tiranë. Sepse shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë të diskriminuar nuk kanë pasur universitet dmth sot kanë nevojë kanë krizë të madhe të japin propozim cila do jetë e ardhmja sot kemi shumë intelektual. Në Tiranë institucionet kanë frikë të përmendin shqiptarët e Maqedonisë dhe nuk meren aspak me ato është turp. Nëse në diasporë fiton BDI një deputet do ishte shumë mirë, por vota humbet për shkak të qarqeve të ndryshme”, sqaron më tej Kulla.

Zheji: Ali Ahmeti ka përkrahjen më të madhe, do fitojë zgjedhjet

Ndërkohë në anën tjëtër Artur Zheji në Opinion deklaroi se Ali Ahmeti do fitojë zgjedhjet edhe pse do ketë coptim të votës por në anën tjetër ndikimi i Erdogan të krijojë një lëvizje për interesin e tij është se të shtrihet në Europë më shumë.

“Jemi para argumenteve se ka shumë tema mendoj se copëzimi vjen se e kanë parë Ali Ahmetin si referencë praktikisht ne kemi 14 vite të bollshme që marrëveshja e Ohrit të realizohet në 99% dhe kemi një prosporitet të vendit varfëri e korupsion në nivelet e dytae treta, Ali Ahmeti ka kokrën e votës ka besimin por është në një trajtore ulëse, Erdogani do të ndërtojë një lëvizje dhe interes i saj të shtrihet në vendet ku ka qenë sepse kështu i bën presion Europës, ka një staf që ka shtrirë këtë platformë në shumë vende pra tendenca e tij për të ndikuar, Turqia ka formën e ndikimit ka patur gjithmonë këtë princip që armiqtë i ka miq kjo është që në kohën e diktaturës”, thotë mes tjerave Zheji.

Sipas Buzhalës në anën tjetër në Maqedoni ndikim të madh ka Turqia përmes shoqatave të ndryshme ndërkohë që edhe gjatë vërshimeve ndihmat e tyre i kanë ndarë shoqata të afërta me lëvizjen Besa.

“Qëndron për faktin se gjatë fushatës Zoti ka zënë vend qendorë pastërtia morale dhe pastaj kur kombinon mediat sic janë shenja e revista e tyre dhe lidhjet e tyre me kryeministrin turk përmes një shtëpie botuese Logos A dhe ata tash kanë raporte të ngushta me Besën dhe kur i bashkon gjitha këto emri i mediave identifikim i qartë me ideologun islamist i cili është i pari që ka sjellë shenjën dhe nuk besoj se është rastësisht dhe njerëzit që janë brenda që i përkrahin që flasin në favor të Besës dhe tendenca për të fshehur nacionalizmin, për shkak të dështimit të partive normale dhe Maqedonia nuk bën me hy në gjynah por e kanë mbajtur politikisht të gjallë Arben Xhaferin krejtësisht sekular dhe më vizionar dhe krejt njerëzit mund të zgjedhin Besën për shkak të manipulimeve të mëdha dhe financave të mëdha, kur ndodhën përmbytjet vërshimet ishte Tika e para që ndërhyni dhe ndihma u shpërnda në Shkup janë bërë përmes Besës lidhjet e tyre, shteti turk ka interesa edhe në Kosovë, ka blerë aeroportin distribucionin, kjo redukton shumë votat shqiptare nëse shkohet në zonat shqiptare maqedonasit taktizojnë tërhiqet njëra shkon tjetra tek ne nuk funksionon kështu, mirëpo BDI është e para e pastaj tjerat, shqiptarët rezikojnë vota. Interesi turk është se në Kosovë distribucionin dhe fitojnë miliona, nëse sheh imamët tmerohesh nga ato se gjuha e tyre është antiedukim gjuha e tyre është antikombëtare ndalohet shkollimi pra mënyra si tolerohet pjesëmarja në luftën e Sirisë i ka konvenuar Gruevskit”, ka sqaruar mes tjerave Buzhala.

Fari Balliu e ka elaboruar shkurt atë se dikush spekulon me atë që të ngritet në krah të Zotit por ashtu si ngritet edhe do bie.

“Mendoj se lëvizja Besa spekulon me këtë që do ngritet me këtë edhe do të bie pikërisht me këtë tezë se shqiptarët janë të lidhur me Skenderbeun dhe Nënë Terezën, duhet të kuptojnë shqiptarët se idealet kombëtare po i ngatëruan këto me Turqinë do shkatërojnë cështjen kombëtare”, ka thënë mes tjerave Balliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu