27% e qytetareve te Maqedonisë kane përdorur të drejtën e tyre për të votuar deri në ora 13 njoftuan nga Komisioni Shtetror Zgjedhor.
Komuna e Demir Kapijës është komuna me më së shumti dalje me 47%, ndërsa komuna me numër më të vogël të qytetarëve që kanë dalë të votojnë është ajo e Likovës me rreth 15%.
Sa i përket komunave e kryeqytetit më së shumti interes për votim ka pasur në komunën e Karposhit me rreth 34%, ndërsa më së paku ka pasur në komunën e Shuto Orizarit me 19% dalshmëri./InfoShqip.com