Ja dokumentet që vërtetojnë se Ahmeti dhe Xhaferi dyshohen nga Komisioni amerikan për korrupsion (FOTO)

Komisioni amerikan për Letra me Vlerë (SEC) ka konfirmuar zyrtarisht se dyshimet për korrupsion në rastin  “Magyar Telekom” në Maqedoni, përfshijnë edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorin e tij të afërt Musa Xhaferi.

Dokumentin i cili konfirmon përfshirjen e Ahmetit dhe Xhaferit në korrupsion, e ka prezantuar avokati i Sllobodan Bogoevskit, i cili ka dhënë dëshmi para Gjykatës në Nju Jork, ku thotë se Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, si dhe ish kryeministri Vllado Buçkovki, kanë marrë disa miliona euro mito, për të vazhduar monopolin e “Telekomit” në tregun telefonik në Maqedoni.

Ahmeti dhe Xhaferi kanë paditur Bogoevskin për shpifje në këtë rast, mirëpo dokumenti i ardhur nga Amerika e potencon të kundërtën.

Në atë letër poashtu theksohet se dëshmia e Bogoevskit për Ahmetin dhe Xhaferin është pranuar edhe nga gjykatësi në Gjykatën e Qarkut Jugor në Nju Jork, por edhe tërhiqet vëmendja se dëshmitarët që japin dëshmi në Gjykatat Amerikane nuk mund të paditen për shpifje.

“SEC ka ngritur padi kundër Elek Shtraub, Andreas Balog dhe Tamas Morvai në Gjykatën e qarkut në SHBA në Qarkun Jugor të Nju Jorkut. SEC kundër Shtraubit – St.al.Nr. 11-cv-9645-PJC (S.D.N.S.). Ajo padi thekson se z. Shtraub, Balog dhe Moravi, si persona ekzkekutivë në Maxhar Telekom kanë paguar mito për funksionarë qeveritarë në Maqedoni, si kompensim për beneficione ekonomike dhe rregullatore për “Makedonski Telekomunikacii”, filialin e Maxhar Telekomit. SEC pohon se funksionarët shtetëror maqedonas, që kanë marrë mito, i përfshijnë zotërinjtë Xhaferi dhe Ahmeti. lënda e SEC kundër Shtraub, Balog i Moravi është caktuar për gjykim më 7 Maj 2017, në Nju Jork. Deklaratat tuaja të dhëna për SEC do të përdoren si dëshmi në atë gjykim. Deklaratat tuaja janë dhënë me kërkesë të SEC-it dhe të njëjtat janë dhënë nën betim, ashtu siç kërkohet gjatë dhënies së dëshmive nën betim në SHBA. Poashtu edhe avokatët e të paditurve patën mundësi të ju parashtrojnë pyetje në mënyrë të kryqëzuar. Personat e paditur Shtraub, Balog dhe Moravi kontestojnë se deklaratat tuaja nuk munden të jepen në mënyrë adekuate, si dëshmi në padinë nga SEC. Gjykatësi Riçard Salivan, i ka dëgjuar argumentet e palëve dhe e ka refuzuar kontestimin. Më 11 gusht të vitit 2015, gjykatësi Sulivan vendosi se deklarata juaj do të pranohet si dëshmi në gjykim. Në SHBA dëshmitari që ftohet të dëshmojë në procedurë gjyqësore, nuk mund të rrezikohet nga proces për shpifje. Sistemi juridik amerikan konfirmon se një gjyqësi e pavarur nuk mund të funksionojë, nëse dëshmitarët mund të frikësohen për shkak se kanë dhënë deklaratë. Në këtë rast, nuk ekziston dyshim se deklarata juaj në procedurë gjyqësore dhe meriton mbrojtje adekuate”, thuhet në letrën e dërguar nga Komisioni Amerikan për Letra me Vlerë (SEC).

14872488_10210945537735738_456347209_n

14875002_10210945537775739_1805542668_n

14886128_10210945537815740_919159902_n


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu