Ja edhe faqja e internetit për të cilën foli Zeqirija Ibrahimi

Kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Çair, Zeqirija Ibrahimi tha se Komuna e Çairit ka borxh rreth 2,3 milion euro, të dhëna të cilat i bazoi në hulumtimin e realizuar nga ekipi i gazetarëve hulumtues nga BIRN. Ibrahimi gjithashtu tha se edhe të dhënat që i ka nga Ministria e Financave, korrespondojnë me këto të dhëna. Baza e të dhënave është bërë publike në faqen e internetit PRIZMA (http://opstini.prizma.mk/opstina/cair).
Ndaj të dhënave që i shpalosi Ibrahimi në emisionin 200 në Alsat-M, reagoi Visar Ganiu nga BDI, i cili tha se organet e komunës i kanë thënë se komuna nuk ka fare borxhe, duke mos ofroi ndonjë dëshmi./Rajoni.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu