Kandidati për deputet i njësisë 4 i xjerrë nga BDI Artin Spahiu, njëkohësisht edhe drejtor i Qendrës për Kulturë DIbër, me një fjalor të pahijshëm shkrun në profilin e tij në Facebook.
Në vazhdim mund ta lexoni të plotë postimin e tij:
“Kjo është Kumanova e vërtetë!
Kjo është Kumanova që pret me zemërgjerësi Ali Ahmetin.
Kjo është Kumanova që demantoi “piromanët” e marrëdhënieve brenda shqiptare. Kjo është Kumanova që demantoi portalet e pronarëve që janë miq me miqtë e Sasho Mijallkovit dhe në darsëm e të cilëve Sashoja gjuante breshëri! Kjo është Kumanova që demantoi portalet dhe mediat e pronarëve, që kur nuk gjetën hapësirë te BDI-ja për të përfituar përmes shpifjeve dhe shantazheve, gjetën mbështetjen te Sasho Mijallkovi! Me çfarë kundërvlere ata gjetën atë mbështetje?
Kjo është Kumanova që demantoi tendencën vëllavrasëse të portaleve dhe mediave, që sillen sikur janë kundër VMRO-së, ndërsa përzgjidhen nga kuadrot e VMRO-së si media më të volitëshme shqiptare për të publikuar reklamat dhe tenderat qeveritare!
Kjo është kumanova e burrave dhe jo bythaxhinjve të shëmtuar qe për 1 vit thirrën në vëllavrasje!
Kjo është Kumanova legjendare, kreshnike dhe patriote, edhe përskaj tendencave të shërbimeve sekrete dhe bashkëpuntorëve të tyre kumanovarë që ta nënshtrojnë!
Kumanova ka qenë, është dhe do ngelet e Ali Ahmetit!”