Armando Broja, ylli i futbollit shqiptar, mori vemendjen e mediave dje, përmes një fotoje ku tregonte se nuk është më vetëm.
Pas një periudhe të trazuar në karrierën sportive dhe një ndarjeje me influenceren britanike Jade Alyssa Wills, sulmuesi shqiptar duket se ka gjetur një ekuilibër të ri, dhe këtë herë, ajo vjen nga rrënjët e tij.
Burime të sigurta për “Revista Class” kanë thënë se zemra e Armando Brojës tashmë rreh për Sindin, një vajzë shqiptare nga Përmeti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.