Ja kush janë deputetët më të pasur shqiptarë

A cashier counts out 500 Euro notes in The American Express bureau de change on Haymarket in London 12 December 2001. The first Euro notes have arrived in the UK and are now being distributed throughout the offices. The Euro notes however will not become legal tender until 1st January, replacing the 12 familiar countries including the French franc, German mark and Spanish peseta. The 500 denomination note has caused controversy about criminals being able to transport large amounts of cash relatively easily. AFP PHOTO Adrian DENNIS

Open Data Albania ka shpallur sot listën e deputetëve më të pasur në Shqipëri për vitin 2015, në kategori të ndryshme.

Drejtoresha e ODA, Aranita Brahaj, ka postuar një përmbledhje të kësaj renditjeje për pasuritë e deputetëve shqiptarë, ku vihet re që më i pasuri është Tom Doshi, ndërsa Kryeministri Rama kryeson për të ardhurat nga të drejtat e autorit.

Deputet të renditur sipas Pasurisë:

• Deputeti më i paguar për punë si deputet dhe të tjera angazhime profesionale, gjatë vitit 2015 rezulton zoti Anastas Angjeli.

• Bonusin me të lartë e ka deklaruar deputeti Alban Zeneli, i cili ka përfituar 3.2 milion lekë me VKM si pagesë për shpenzime për mjekim.

• Të ardhurat nga interesa nga depozita bankare, letra me vlerë dhe obligacione kryeson Ben Blushi të ardhura nga obligacione në vlerën 2 437 986 lekë.

• Deputeti që ka përfituar më shumë të ardhura nga Qiratë është Astrit Veliaj me 25.7 milionë lekë.

• Të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton deputeti Tom Doshi në krye të listës me njëqind e njëmbëdhjetë milionë lekë të ardhura nga bizneset.

• Publikimet dhe e Drejta e Autorit, Edi Rama kryeson listën e kësaj kategorie me 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë, të ardhura nga krijimtaria e tij artistike shitur dhe arkëtuar në vitin 2015. Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit “Kurban” gjatë këtij viti, si dhe nga shitje të veprave artistike skica dhe piktura.

• Familja Angjeli kryeson në renditjen sipas kategorisë të ardhura nga persona të familjes së deputetit, pasuar nga familja Berisha, familja Ruci dhe familja Dokle.

• Zonja Angjeli kryeson edhe listën e bashkëshortëve më të paguar në 2015.

• Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë, kryeson zoti Omer Mamo, deputet i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet kryeson renditjen për këtë kategori.

• Në përfundim duke përllogaritur të ardhura totale të deklaratës së secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipër shënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson zoti Tom Doshi pasuar nga zoti Anasatas Angjeli dhe zoti Sali Berisha./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu