Ja kush ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Londër

Policia britanike njoftoi se ka identifikuar tre terroristët që kryen sulmin në urën e famshme London Bridge. Identitetet e tyre do të bëhen publike së shpejti – njoftuan zyrtarët e lartë të policisë në Londër.

Grupi terrorist Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin terrorist të natës mes të shtunës dhe të dielës në Londër, ku u vranë 7 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë. Xhihadistët e pranuan autorësinë e sulmit përmes revistës së tyre periodike Amak, që shpërndahet në internet.

Aksionet në kërkim të bashkëpuntorëve të terroristëve kanë vijuar edhe gjatë orëve të fundit. Mediat britanike bëjnë të ditur se mëngjesin e të hënës pati disa të arrestuar. Disa prej operacioneve u zhvilluan në lagjet Njuham e Barking në Londër, ku sipas dëshmitarëve janë dëgjuar edhe shpërthime./InfoShqip.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu