Ja kushtet për punësim si infermierë të shqiptarëve të Maqedonisë në Gjermani..

Komuna e Esenit të Gjermanisë tani më zyrtarisht ka pranuar propozim kërkesën e ekspertit shqiptar të infermierisë, Mevaip Beari për pranimin e 100 infermierëve shqiptarë nga Maqedonia për punë në Gjermani.Duke pasur parasysh nevojën e infermierëve të rinj në këtë shtet, Mevaip Beari kishte paraqitur kërkesë deri të agjencioni për shkëmbim dhe ndërmjetësim të punëtorëve që të marrë të drejtën për ndërmjetësim të bashkëkombasve të vet nga Maqedonia, duke iu siguruar atyre punë në Gjermani, njofton Almakos.

Nga tani e tutje të gjithë infermierët e interesuar mund të kontaktojnë nëpërmjet lidhjes VIBER përgjegjësin(ndërmjetësuesin) Mevaip Beari në këtë numër 004917611769976.

Eksperti i infermierisë në Essen të Gjermanisë Mevaip Beari poashtu ka bërë të ditur kushtet për aplikimin e 100 infermierëvë për punë në Gjermani. Më poshtë i keni të numëruara në mënyrë taksative të gjitha kriteret, njofton Almakos.

Kriterët Për Aplikimin e Dokumentave janë: 1.)5-10 Min në Skype ose Viber një Intervistë me mua e shkurt. Nëse Intervista është Positiv 2.)Atherë e dorzoni Biografin Tuaj të Përkthyer Gjermanishtë Diplomën dhe ndonjë Certifikatë se Ku keni qenë më së fundi ne cilën Rapartë të Spitalit si Infermierë edhe at Gjithashtu të Përkthyer në gjuhën Gjermane dhe Pasaportin një Fotokopje. 3.) Pastaj Vazhdon Prozesi me Ndermjetsimin tim në Spitalët përeth Essenit dhe Düsseldorfit, në Shpijët e Plecve dhe në të tjera Shërbime Infermeriore që kanë nevojë Për Infermierë/re Pastaj nëse është Pajtimi në një Rogë Ligjorë atherë fillon faza Finale e Kontratës Për Punë, kjo Kontratë Vazhdon nfillim Për 1 Vitë për Pranimin e Diplomës Maqedone në ket vendë Në kta 12 Muajt nfillim e keni si kushtë me e msu gjuhën Gjermane ktu dhe në fund duhet me e bë një Provim për Njohjen e Gjuhës Gjermane e kjo është B2 dmth keni kohë ktu 12 Muajë per msimin e Gjuhës. Kto Dokumentet me Kontratën e Punës dërgohen te Agjensioni për shkëmbim dhe Ndermjetsim Qendror të Punëtorve. Nëse Kto Dokumentet i Plotsojnë krejt kushtet që nevojiten atherë shkon leja e juaj për Pune direkt në Ambasadën Gjermane në Shkupë. Un si Ekspert i Infermieriese Jam Manageri i juaj deri sa të u Pranohet Diploma në kët vendë dmth 12 Muaj Une paguhem prej Spitaleve ktu nê kët vendë dmth ket shërbim e bëj unë për Kollegët e Vendlindjes time Falas.
Me Respekt Eksperti i Infermierisë Mevaip Beari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu