Kryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, z.Ziadin Sela dhe nënkryetari z.Agon Ferati në Shkup kanë realizuar takim zyrtar me Ambasadorin e Bashkimit Europian z.Samuel Zhbogar dhe këshilltarin politik z.Tibor Varadi.
Në takim është biseduar për situatën aktuale politike, Platformën politike të LR-PDSH-së, shtetin binacional,shtetin ligjor, procesit integrues euro-atlantik të vendit si dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Pas takimit, z.Ziadin Sela për mediat ka deklaruar: “Patëm një takim me Ambasadorin e BE-së në Maqedoni, z.Samuel Zhbogar, i cili është njohës i mirë i rrethanave të rajonit, folëm për situatën politike, për zgjedhjet në Dhjetor, për mos implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, folëm edhe për Platformën dhe idenë që LR-PDSH kërkon të legjitimojë te shqiptarët në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të zgjidh problemin e shqiptarëve, nënkuptohet edhe për shtetin binacional dhe decentralizimin e mirëfilltë të pushtetit lokal.
Kryetari i LR-PDSH-së edhe gjatë ditëve në vazhdim do të ketë takime me diplomatët e shteteve perëndimore për të ju shpjeguar Platformën e LR-PDSH-së dhe synimeve strategjike të partisë. (INA)