Ja përse të bën mirë të hash salcë pikante

Ju pëlqen të hani salcë pikante? Ka lajme të mira për ju! Studimet e reja kanë konfirmuar se ushqimet dhe salcat pikante të bëjnë mirë.

Kjo për shkak të pranisë së kapsaicin-it në specin djegës, e cila ka treguar efektet antioksidues, anti-inflamatorë dhe anti-tumoralë në disa studime.

Një kërkim, i publikuar në “The BMJ”, ka marrë në studim gjysmë milioni të rritur kinezë, të cilët konsumonin tre ose më shumë herë në javë ushqime pikante dhe u arrit në konkluzion se, këta persona e kishin të reduktuar me 14% rrezikun e vdekjes, në krahasim me ata që nuk i konsumonin.

Një profesor në Universitetin Massey në Zelandën e Re, David Popovich, ka marrë rezultate premtuese në laboratorin e tij, duke aplikuar kapsaicin direkt në qelizat e tumorit.

Nuk është ende plotësisht i qartë mekanizmi me të cilin kjo substancë vepron, por shkencëtarët besojnë se ajo është në gjendje për të shkaktuar procesin e apoptozës, ose thënë ndryshe “vetëvrasja” e qelizave të kancerit.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu