Politika e brendshme amerikane doli mbi atë partiake. Edhe kritikët më të mëdhenj e pranojnë se dy mandatet e tij ishin “moralisht të pastër dhe etik
Bëhet fjalë për presidenti në largim të SHBA-ve, Barack Obama, presidentin e parë amerikan me ngjyrë.
“Profesor Obama”, të cilin dinin ta kritikonin se ishte i ftohtë dhe i distancuar, Dhomën Ovale po e lë me përshtypje pozitive në publik, gati ngjashëm siç e lanë Bill Clinton dhe Ronald Reagan, shkruan lajmi.net.
Në fund të mandatit të tij, 54 për qind të amerikanëve besojnë se Obama ka qenë i suksesshëm në tetë vjetët e udhëheqjes së Amerikës.
Por, “rekordin” për përqindjen më të lartë të dashurisë së amerikanëve në prag të largimit e mban presidenti Bill Clinton, të cilin 61 për qind e vlerësuan të suksesshëm për 8 vjet udhëheqje.
Pas tij vjen presidenti Ronald Reagan me 60 për qind, kurse më se keqi ka kaluar George W Bush me vetëm 20 për qind të mbështetjes pak muaj para se të largohej nga Zyra Ovale.
Mbetet të shihet tash se si do të kalojë presidenti Donald Trump pas katër vjetësh ose pas mandatit të plotë tetë vjeçar. /Lajmi
”.