Ja pse duhet të konsumojmë ujë rregullisht

Trupi njerëzor përbëhet mesatarisht nga 55 për qind deri 78 për qind ujë. A e keni ditur që edhe indet dhe organet tuaja po ashtu në masë të madhe përbëhen nga uji.
• Muskuli – 75 për qind ujë
• Truri – 90 për qind ujë
• Eshtrat – 22 për qind ujë
• Gjaku – 83 për qind ujë
Uji ka rol të rëndësishëm në mbajtjen e trupit të shëndetshëm. Çdo qelizë e trupit ka nevojë për ujë dhe kjo është arsye mjaft e mirë për ta pirë rregullisht. Për shembull, nëse truri nuk merr sasi të mjaftueshme të ujit, nuk do të mundet të funksionojë si duhet, çka mund të shkaktojë dhimbje të kokës ose lodhje. Kështu, herën tjetër kur të ndjeni dhimbje të kokës ose lodhje pini ujë sepse mund të jetë shenja e parë e dehidrimit.
Dehidratimi paraqet problem të madh, por mund të shkaktojë madje edhe vdekjen. Për ta njohur dehidrimin, kini kujdes për këto simptoma:
• Urina e errët – ngjyra e verdhë e mbyllët ose e portokalltë e urinës me aromë intensive është shenjë që duhet të pini më shumë ujë.
• Lëkura e thatë – lëkura është organi më i madh i trupit dhe kërkon pjesën e vet të ujit.
• Etja – shenja më e dukshme e dehidrimit dhe më së miri do të ishte që të pini ujë edhe atëherë kur nuk ndieni etje.
• Uria – shumica e njerëzve urinë gjithmonë e kuptojnë si nevojë për ushqim, ndërsa ajo mund të jetë shenjë e dehidrimit.
• Lodhja – uji është burim i energjisë dhe i jep shtytje organizmit për të kryer të gjithë funksionet e veta.
Përparësitë e konsumimit të rregullt të ujit
Humbja e peshës
Uji ndihmon të humbni në peshë sepse me të shpërlahen nënproduktet e yndyrave. Uji zvogëlon ndjenjën e urisë, çka e bën të shkëlqyeshëm për kontrollimin e apetitit. Përveç kësaj, uji nuk përmban kalori, çka do të thotë që është pija më e shëndetshme dhe më efikase tek dobësimi.
Ilaç për dhimbje të kokës
Uji ndihmon tek lehtësimi i dhimbjes së kokës dhe redukton frekuencën e migrenës. Edhe pse ka shumë arsye për krijimin e dhimbjes së kokës, dehidrimi është më i shpeshti.
Pamja rinore
Linjat dhe rrudhat në lëkurë janë më të thella kur jeni të dehidruar. Kur lëkura është e hidratuar si duhet, ajo do të duket më e re. Uji ndihmon tek ripërtëritja e indit të lëkurës, lagështon lëkurën dhe rrit elasticitetin e saj. Uji po ashtu pastron qelizat e lëkurës, përmirëson qarkullimin, për ç’arsye lëkura juaj është më e pastër dhe më e shkëlqyeshme.
Produktivitet më i mirë
Me konsumimin e rregullt të ujit do t’i mundësoni trurit sasinë e mjaftueshme të ujit që të mund të kryejë funksionet pa u penguar, ndërsa koncentrimi dhe kujdesi juaj do të jenë në nivel më të lartë.
Ruan masën muskulore
Uji parandalon ngërçet e muskujve dhe vepron si lubrifikant për muskujt dhe nyjat. Kur trupit tuaj i ofroni sasi të mjaftueshme të ujit, do të keni më shumë energji çka do të thotë që do të mund të jetoni më gjatë dhe në mënyrë më kualitative.
Forcon imunitetin
Uji ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet siç janë gripi dhe ftohjet. Shtoni në ujë një copë limoni dhe organizmin tuaj do ta mbroni nga sëmundjet respiratore, problemet e zorrëve, reuma, artriti, gurët e veshkave dhe sulmi në zemër.
Lehtëson lodhjen
Uji ndihmon që të shpërlahen toksinat dhe materiet tjera të dëmshme nga trupi. Nëse trupi juaj nuk ka sasi të mjaftueshme të ujit, organet nuk do të kenë mjaft oksigjen, nuk do të mund t’i kryejnë funksionet e veta në mënyrë normale, do të jenë të lodhur dhe me këtë edhe juve do t’u mungojë energjia.
Zvogëlon stresin
Truri juaj përbëhet nga 90 për qind ujë. Nëse nuk ka sasi të mjaftueshme të ujit, trupi dhe mendja do të jenë nën stres. Kur ndjeni etje, do të thotë që tashmë jeni pak të dehidruar. Për të reduktuar stresin, gjithmonë mbani një gotë ose shishe ujë pranë vetes dhe pini rregullisht.
Uji parandalon gurët e veshkave
Gurët e veshkave janë dukuri gjithnjë më e shpeshtë sepse njerëzit nuk pinë mjaft ujë. Uji hollon kripën dhe mineralet në urinë të cilat formësohen në kristale të forta, të njohura si gurë të veshkave. Guri i veshkave nuk mund të krijohet në urinën e holluar, prandaj reduktoni rrezikun me sasi të mëdha të ujit.
Nxit punën e metabolizmit
Uji nxit punën e metabolizmit, që është një arsye më shumë pse ju ndihmon tek dobësimi. Ka edhe ushqime tjera të cilat nxisin punën e metabolizmit, por uji është gjithmonë në dispozicion./ Ekspress


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu