Shtrohet pyetja si është e mundur që i gjithë stafi i Shtabit të Diasporës ishte në Tiranë duke filluar nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, Ali Ahmeti, Ibrahim Kelmendi dhe te mos kishin asgjë për tu dhënë atyre qe bënin luftën brenda Kosovës…. Në librin e tij Bedri Islami “Enigma e një vrasje të trefishtë “ nuk ka mundur të arrin në përfundim se si ka mundur të vij deri tek vrasja e Zahir Pajzitit, aty thuhet se në komisionin e formuar për të sqaruar rrethanat e vrasjes nuk është gjetur dyshim përpos asaj që Ali Ahemti thotë se ka lajmëruar Ismet Abdullahun, por aty shtrohet pyetja a e ka lajmëruar Zahirin.
UÇK-ja e Tiranës dhe UÇK-ja e themeluar në Kosovë?
Një enigmë që duhet për tu sqaruar, një e panjohur për të gjithë ata qe merren me historikun e një periudhe që ka bërë ndërrimin e historisë me të re të Kombit . Kjo temë është dashur që moti të sqarohet, por dikush është frikësuar, dikush është kërcënuar , e dikush ka pasur përfitime nga kjo heshtje.
Lidhjet e Zahir Pajazitit me Adem Jasharin
Kjo mjegull e madhe vështirë dhe është për tu sqaruar . Ajo çka i dallon këta politikanë që thirren në emër të UÇK-së, nga të tjerët është se ata nuk besojnë që një ngjarje nga jeta e tyre të ketë ndikuar në zhvillimet negative të jetës së dikujt tjetër. Kjo garniturë e quajtur dhe e vetëshpallur UCK- ë, dhe Shtabi i saj janë të aftë të mësojnë gjërat e fshehura që i përkasin gjendjes reale. Nën ndikimin e propagandës kanë arritur të hipnotizojnë shume njerëz dhe jam shumë i bindur, që po ta dinin ata realitetin do të ndihen të turpëruar se çka kanë bërë këta gjate periudhës se luftës dhe pasluftës . Nga ana logjike mund të sillte një lufte brenda vet UÇK-së, por për momentin do të ishte vetëvrasje për UÇK- në, dhe bazën e saj të ndritshme. Në këto anë shihej rebelimi i hapur, gati se nuk ishte ardhur që vetëm armët mes veti të mund të zgjidhnin konfliktin në mes atyre që luftonin me vite brenda Kosovës disa komandantëve parashutist të ardhur nga jashtë. Në asnjë mënyrë nuk duam qe të bëjmë të njëjtën analizë duke lidhur ngushtë njëra me tjetrën. UÇK-ja e krijuar brenda Kosovës dhe ajo e Tiranës që për dikë janë të pandashme, por ne realitet janë krejt dy pjesë të ndara që më shumë ka sjellë fatkeqësi, sesa bashkëpunim të mirëfilltë të këtyre dy shtyllave, që tash mbanin luftën e UÇK-së, njëra ndeshej me armikun e tjetra bënte planet në Tiranë se si të merrej pushteti pas përfundimit të luftës. Dikush mund të pyet po, pse? Sepse nuk po kuptoj se çfarë ndryshimi ka kur Shtabi dhe SHIK-u ishin krijuar nga UÇK-ja , por për të bërë një elaborim të gjithë kësaj, është një temë që duhet shkruar në një libër, mirëpo kësaj radhe do të mundohem që në formën më të mundshme e të thjesht të bëjmë disa sqarime.
1.Në bazë të hulumtimeve të literaturës historiografike të bërë shihet qartë se barrën kryesore të luftës e mbante linja e Llapit në krye me Zahir Pajazitin dhe shtylla tjetër në Drenicë me Komandantin Adem Jashari dhe Rexhep Selimin e që ky i fundit ishte gjenerator i bashkimit të këtyre grupeve, ndërsa Nait Hasani ishte në cilësinë e koordinatorit në mes djemve që e bënin luftën në Kosovë dhe atyre që vjelin frytet e tyre nga jashtë, duke bërë plane dhe veprime dhe duke i kushtëzuar këta nga brenda. Kishte divergjenca të mëdha sepse djemtë që luftonin brenda nuk pajtoheshin dhe as qe donin të dëgjonin për Komandantet e vetëshpallur jashtë Kosovës. Në bazë të të dhënave thuhet se si themelues të UCK-se janë: Zahir Pajziti, Rexhep Selimi, Xheladin Gashi, Nait Hasani nga brendia e Kosovës në koordinim edhe me Adem Jasharin. Mirëpo duke e ditur që Nait Hasnai i përkiste LPK-se ai për çdo gjë duhej ta informonte Xhavit Halitin, Azem Sylen dhe siç shkruhet me vonë në biografit të ndryshme thuhet se ne takimin mbajtur në Tirane kanë marrë pjesë: Azem Syla,Kadri Veseli,Xhavit Haliti,Nait Hasani,Xheladin Gashi, dhe aty është vendosur për luftën dhe janë marre vendime të rëndësie të veçantë, e veçanta e kësaj është se po fillonte një epokë e re ,,
Nait Hasani hesht, se ndihet i frikësuar
Shihet qartë se Zahir Pajziti përpos Ismet Abdullahut nuk ka dashur të takohet me këta që ishin jashtë vendit,, sepse ai e dinte që një ditë do të vij deri të përplasja me këta të fundit. E këto përplasje shihen menjëherë sapo u morën vendime,, shumë herë kishin kërkesa dhe mundoheshin të dirigjonin luftën nga jashtë por kjo nuk i bënte përshtypje Komandantit që merrte vendime në nivel të Kosovës pa i pyetur Parashutistet, që të fundit do formojnë edhe SHIK- un. Për të marr mbi vete të gjitha meritat e atyre që luftonin brenda. Tash kur kanë kaluar sa vite nga përfundimi i luftës ende nuk kemi të dhëna të sakta se kush ishin themeluesit e UÇK-së . Nait Hasani hesht, se ndihet i frikësuar. Por vijmë në përfundim duke marr parasysh të dhënat e atyre që ishin si guerilët e parë dhe deklaratën e Qerim Kelmendit i cili thotë se: për shumicën e guerileve të asaj kohe: Zahir Pajaziti ishte Komandanti i parë i Shtabit Operativ të UÇK-së dhe Komandanti ynë i papërsëritshëm.
Gjithashtu edhe letra e Adrianit pas vrasjes se Zahirit tregon se Zahiri ishte vet Komandant, më së miri vërteton edhe ajo që pas rënies se tij kalojnë thuajse 6 muaj deri sa të koordinohen punët e atyre qe ishin mbetur si shtylla kryesore.. Në historiografinë serbe UÇK-ja ishte e përberë nga dy grupe operative, njeri grup ishte i shtrirë në vijën Podujevë, Prishtinë, Pejë , Gjakovë, Deçan, dhe se udhëheqës i cilës ka ishte Zahir Pajaziti dhe grupi tjetër që vepronte në Mitrovice, Drenice, Kline , Malisheve i cili udhëhiqej nga Rexhep Selimi. Këtu shihet qartë se edhe armiku këta të dy i shihte si njerëzit që më shumti kanë bërë edhe shtrirjen e UCK-së. Në bazë të të gjitha këtyre të dhënave mund të vijmë në përfundim se Zahir Pajziti ishte Komandant i parë i Shtabit Operativ deri në vrasjen e tij. Pas vrasjeve të dyshimta të komandanteve më të zot që vepruan brenda Kosovës një decenie. Këtu kemi të bëjmë me dy fraksione brenda UCK-se ajo që njiheshin si luftëtarët e lirisë që ishin brenda Kosovës që bënin pjesëç Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Rexhep Selimi, Hamez Jashari ,Musa Jashari, Hakif Zejnullahu,Edmond Hoxha, Ramush Haradinaj,Luan Haradinaj, Lah Ibrahimaj,Muje Krasniqi, Adrian Krasniqi, Hasan Zeneli, Avni Ajeti, Ilir Konushevci, Qerim Kelmendi etj por kurrë pa harruar edhe grupin shume të fuqishëm që vepronte në kuadër të LKÇK-së, Bahri Fazliu,Agron Rrahmani, Sali Salihu, Liburn Aliu, Avni Klinaku, Fatmir Humolli etj, këta djem shumë të mirë dhe të guximshëm të cilëve j’ua preu udhën Xhavit Haliti duke u ndaluar furnizimin me armatim sepse ata ishin të vendosur që të flijoheshin e jo të sorollateshin hollëve të hoteleve të Tiranës. Frika e madhe i përshkonte këta që ishin jashtë vendit dhe ndiheshin alergjik sapo dëgjonin emrin e LKÇK-së.
Grupi i SHIK-ut në shtabin e Tiranës
- Grupi tjetri i përbëre nga ata qe krijuan SHIK-un dhe Shtabin në Tiranë ishin: Xhavit Haliti,Azem Syla, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe struktura e Fatos Nanos dhe SHISH-i shqiptar.
Kjo periudhë donë një studim të mirëfilltë nga historian, sociolog, kriminalistë, etj.., sepse është një temë që duhet trajtuar sepse populli e donë që Historinë e Lavdishme të Kombit Shqiptar dhe UÇK- në të mos e kriminalizojë me disa të vetëshpallur ‘’Komandant e përmbi komandant’’, vetëm ne këtë formë të studimit mund t’ua lemë brezave të ardhshëm një pasqyrë reale të asaj që ishte madhështore, të asaj që duhet të krenohen edhe ata kur të lindin pas 1000 vitesh.
Si u takuan dhe për çka biseduan Zahir Pajaziti e Azem Syla në Tiranë mëvitin 1997?
Thuhet se Zahir Pajaziti më 14 janar 97 ishte takuar me Azem Sylën në Tiranë, nëpërmes Qerim Kelmendit. Zahiri po me atë datë e ishte fjalosur deri në ekstrem me Azem Sylen. Thuhet se Azem Syla e kishte kërcënuar Zahirin në atë takim të 14 Janarit. Me 17 Janar ishte kthyer në Prishtinë shumë i zhgënjyer nga takimi me Azem Sylen.. Personi i fundit që duhet të na sqarojë është Nait Hasani i cili u burgos me 28 Janar 97, duhet që ndërgjegjja e tij të dalë e ta thotë të vërtetën.
Pjesë e bisedës në mes të Zahir Pajazitit e Azem Sylës
Lidhur me bisedën e zhvilluar në Tiranë në mes Zahir Pajazitit dhe Azem Syles tregon një nga figurat kyçe të UÇK-së, Qerim Kelmendi ne një nga intervistat e tij. Ai paraqet një bisedë shumë domethënëse të zhvilluar në mes Zahir Pajazitit dhe Azem Sylës,
Zahiri: Të falënderoj për kërkesën për takim, mirëpo, meqë nuk njihemi, është e drejtë me pyet se kush jeni ju dhe cili është qëllimi që keni kërkuar takim me mua.
Azemi: Jam një shok i juaji, që aktualisht jetoj në Zvicër dhe që ua don të mirën.
Zahiri: Të falëminderit që na e do të mirën, mirëpo mendoj se kjo nuk është e mjaftueshme dhe çfarë rëndësie ka për t’u takuar.
Azemi: Unë kam dëgjuar për ty, kam dëgjuar shumë, e di se je trim e shkuar trimit, dhe dështa me folë, se si ka mundësi, që këtë përvojë tënden, ta mbartësh edhe në pjesë të tjera të Kosovës?
Zahiri: Nuk po të kuptoj se për çfarë e ke fjalën, nuk po të kuptoj…
Azemi: Shokët nga brenda më kanë njoftuar për trimëritë tuaja dhe mendova se është mirë të flasim, të njihemi dhe…
Zahiri: Unë or mik, nuk po të njoh, mirëpo mendoj se për këto punë, më mirë se kudo, flitet në Kosovë. Kur të vish në Kosovë, edhe flasim për çfarë të duash. Atje bëhen edhe takimet, e këtu në Shqipëri, jemi turistë.
Nga takimi mes Zahirit dhe Azemit që u prezantua me emrin Petriti, shihet qartë se tensionimi kishte filluar qysh në fillim të bisedës, dhe si është e mundur që Komandanti i Operatives të mos e njohë “Ish Komandantin e UCK”, përgjigjja është e thjesht se ky ishte komandant i strukturave të LPK-së që kishin bërë gjithë programin dhe kishin emëruar gjithë strukturën. Ata vetëm pritnin derisa tu hapet rruga që ta merrnin kalanë nga brenda.
Shtabi i UÇK-së i diasporës, rrinte në Tiranë
Ditët e pushimit në Shqipëri ishin të mërzitshme. Nuk arritëm të siguronim asnjë armë të vetme për natyrën e punës sonë në Kosovë. (Zahiri është kthyer në Kosovë me armët që ka shkuar” citat i Qerim Kelmendit)..
Shtrohet pyetja si është e mundur që i gjithë stafi i Shtabit të Diasporës ishte në Tiranë duke filluar nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Kadri Veseli, Ali Ahmeti, Ibrahim Kelmendi dhe te mos kishin asgjë për tu dhënë atyre qe bënin luftën brenda Kosovës….
Në librin e tij Bedri Islami “Enigma e një vrasje të trefishtë “ nuk ka mundur të arrin në përfundim se si ka mundur të vij deri tek vrasja e Zahir Pajzitit, aty thuhet se në komisionin e formuar për të sqaruar rrethanat e vrasjes nuk është gjetur dyshim përpos asaj që Ali Ahemti thotë se ka lajmëruar Ismet Abdullahun, por aty shtrohet pyetja a e ka lajmëruar Zahirin. Nëse do të kishim një studim të mirëfilltë shumë shpejt do të vinim në përfundim se si dhe kush ndihmoj në vrasjen e tyre….Sa për opinion është edhe zbardhja e letrës që e ka dërguar Adem Jashari tek shokët e tij në Dhjetor të 97, ku ndihet i lanë pas dore dhe i tradhtuar, ajo letër gjendet diku në arkivat e LPK-se ,këtë mund ta dëshmoj Ramiz Lladrovci sjellim fragmente të nxjerrura nga libri i Bedri Islamit kur merret ne pyetje Azem Syla me rastin e rënies së Zahirit dhe letrës se Ademit. Kështu zhvillohet biseda e komisionit dhe Azem Sylës Si është e vërteta për ndihmën e familjes Jashari dhe për takimin me djalin e tij Lulëzimin
– Azem Syla: Te dhëna nuk kam dhe nuk them se nuk është ndihmuar familja Jashari, por besoj një qind për qind që është ndihmuar sikur familjet e tjera
– Ramiz Lladrovci: Një letër qe ka dërguar Adem Jashari ne dhjetor 1997, shkruan se jemi diskriminuar me armatim. Letra ekziston edhe sot
– Azem Syla Nuk di për këtë letër, di vetëm se është ndihmuar
– Naser Idrizi: Kur është bërë Adem Jashari anëtar i UCK-së
– Azem Syla: Datë të sigurt nuk di, po një di dhe flas me kompetencë se ka qenë ushtar dhe një ndër eprorët në rrethin e tij dhe e dijë se ka mbajtur lidhje te drejtpërdrejta me Nait Hasanin njërin prej anëtarëve të shtabit të përgjithshëm te UCK-se.
– Kur pyetet se pse Ali Ahmeti përjashtohet nga sektori i veçanet dhe me vendim te kujt është larguar, Azem Syla thotë se: Xhavit Haliti ishte përgjegjës i sektorit, sa për përjashtimin e Abazit. Fjala është për Ali Ahmetin thotë se nuk di arsyen, mirëpo kjo është bërë për shkak të gabimeve të mëdha që ka bërë.
Kjo bisedë e zhvilluar dhe te dhënat që jep Azem Syla janë shqetësuese, sepse letra e dërguar nga Adem Jashari shihet qartë që këtu bëhej një kushtëzim dhe për këtë më së miri është të flasë Ramiz Lladrovci , se çka përmbante kjo letër. Adem Jasharin këta e njihnin vetëm si një anëtar te UCK-se dhe një epror nga rrethi ku vepronte, pra këta nuk e kishin as mendimin që Ademi të ishte në strukturat e larta të UÇK-së. Përjashtimi i Ali Ahmetit nga sektori i veçantë është për tu shqyrtuar sepse ajo mund të lidhet direkt me vrasjen e Zahirit sepse ai ishte përgjegjës për linje e Llapit ai duhej ta informonte Ismet Abdullahun, këtu duhet te sqarohet vet Ali Ahemti apo Ismet Abdullahu.
Pra këtu shihet e vërteta e këtyre që veten e quajtën Komandant të parë të Shtabit të UÇK-se si Azem Syla. A nuk është turpëruese që ky të komandonte Zahir Pajzitin e Adem Jasharin nga Tirana dhe Zvicra këto duhet te sqarohen para se ti mbuloj pluhuri.
Si u vra Mujë Krasniqi dhe pse duhet të zbulohet vrasja e Ilir Konushevcit në Shqipëri?
4. Edhe vrasja e Mujë Krasniqit në bazë të hulumtimeve të bëra shihet që para se Muja të nisej për në Kosovë, kishin marre sugjerime që të hynte me 10 deri 15 veta, por a thua kush dha urdhër të hyhet me 150 vet?. Ku ishte Kadri Veseli ne dhjetor 98, ai duhet të përgjigjet në këtë pyetje. Kush festoj dhe me kanë festoj dhe për çka festohej me 14 Janar. Pse nuk hynë asnjë nga këta me Mujën në Kosovë.
- Pse duhet zbuluar dhe vrasjen e Ilir Konushefcit, gjeneratorit të logjistikës së UÇK-së, ai është vrarë brenda territorit të Shqipërisë dhe dihen vrasësit, duhet të dihet se kush ishin urdhërdhënësit dhe po te analizohen rrethanat e vrasjes se tij të gjitha përpjesëtimet që mund njeriu të nxjerr janë se vrasja ka ardhur nga dikush që Iliri ishte pengës në ngritjen e tij.
Edhe krejt në fund do të përfundoja me një takim të Ramush Hardinajt në ‘’Shtabin e Përgjithshëm’’, ku ai thotë se unë e dija që Jakup Krasniqi ishte bërë zëvendës komandant, por kur u prezantua edhe Sokol Bashota jam ngritur në këmbë dhe kam sharë. Ju thashë ju jeni’’ hajna” dhe ia kam mëshuar një rafal me kallash tavanit . Ju thash me ju nuk do të punoj kurrë më, dhe kam dalë jashtë. Pas meje me vrap ka ardhur Sylejman Selimi dhe me ka thënë. Mirë ja bëre….Gjykoni drejt kush ishte Komandanti i parë i UÇK-se dhe komandantet e tjerë e kush ishin parashutistet që erdhën hotelet luksoze. Shpresoi që ky shkrim të hap një dritare të vogël për hir të së vërtetës…ina
Ky shkrim është botuar para disa vitesh, por me kërkesë te lexueseve po e rispostojmë edhe njëherë. BotaSot