Ministri i ri i mjekësisë, Arben Taravari, vizitën e tij të parë e realizoi në klinikën e Tetovës, ndërsa nga atje tregoi se përse nuk shkoi në zyrën e Ivanovit, njofton InfoShqip.
Taravari tha se kjo nuk mbaron këtu, ai do të vazhdojë të injorojë presidentit Ivanov, pasi që sipas tij, ai është fajtor për incidentin në Kuvend më 27 prill.
Për Taravarin, Ivanov është ushtar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa kritika dërgoi edhe kundër ish ministrit Todorov, duke thënë se paraardhësi i tij nuk e ka bërë punën si duhet dhe ka kritikuar sistein që ka implementuar në shëndetësi./InfoShqip.com