Ja pse u vra 19-vjeçari në Elbasan, dalin pistat e para të hetimit

Vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku humbi jetën 19-vjeçari”>19-vjeçari Gazmend Sllami ka ngjallur shumë mister dhe dyshime për shkak të një telefonate që mori dy orë para ngjarjes.

Viktima Gazmend Sllami nuk ishte as bari dhe nuk kishte as ara që të shkonte në kodër. Ky fakt hedh dyshime se i riu ka dalë të takojë dy persona që i ka njohur, prandaj edhe dyshohet se autorët e krimit mund të jenë miq të tij, por jo nga fshati Guri i Zi, por nga fshatrat përreth tij.

Blutë e Elbasanit po hetojnë në shumë pista, ku mes tyre nuk përjashtohet as një sherr mes adoleshentësh. Sakaq, policia ka nisur krehjen e zonës, pasi dyshon se autori ende fshihet mes maleve.

Përveç familjarëve, në pyetje janë marrë fqinjë dhe shokë të 19-vjeçarit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu