Ja qëndrimi i Besës për procesin e votimit

Lëvizja Besa vlerësoi se procesi zgjedhor sot është zhvilluar në atmosferë shum të tensionuar dhe me shumë parregullsi. Nga kjo parti tashmë i kanë përgatitur edhe ankesat që do të dorëzohen në KSHZ.

“Për vlerësimin e saktë të procesit i presim të dhënat nga shtabet tona komunale. Falënderojmë aktivistët e Besës që kanë bërë një mal punësh që këto zgjedhje të kalojnë pa ndonjë incident serioz duke dëshmuar kulturë dhe pjekuri të kartë demokratike” deklaroi Faton Fazliu nga BESA.

Fazliu theksoi se “nëse në këto rrethana BDI e llogarit vetën favorite atëherë Lëvizja Besa është fituese absolute”./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu