Ja rezultati nga takimi Ahmeti-Zaev

Pas një takimi që zgjati rreth 3 orë, kreu i LSDM-së Zoran Zaev dhe ai i BDI-së, Ali Ahmeti nuk duket se janë marrë vesh rreth asaj se kush cilën ministri do të marrë. Për këtë mund të dëshmojë fakti që Ahmeti pas takimit duke biseduar në telefon hyri në vetur dhe iku pa u deklaruar për gazetarët rreth përmbajtjes së takimit dhe rezultateve nga ai takim.

Siç bënë të ditur InfoShqip, nga partia e Ahmetit shumë shkurt, përmes një kumtese për media njoftuan se bisedimet vazhdojnë, ndërsa qëllimi i tyre kryesor është integrimi i vendit në BE dhe NATO.

‘Dy liderët e koalicionit u dakorduan rreth parimeve të qeverisjes me ç’rast përsëritën prioritetet e shumicës së re që përfshijnë reformat serioze në sundimin e së drejtë në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, integrimin e vendit në NATO dhe BE, Marrëveshjen e Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik bashkë me rritjen e mirëqenies’, thuhet në kumtesë,

Përveç Ahmetit, Zoran Zaev sot ka takuar edhe kryetarin e LR-PDSH-së Ziadin Sela, ndërsa takime të tilla pritet të ketë edhe në ditët në vijim. /InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu