Ja sa e fuqishme është pasaporta e Maqedonisë

“Passport Index” ka publikuar listën e re për vitin 2016 me të dhëna për vendet të cilët kanë pasaportat më të fuqishme.

Në majën e listët është Gjermania, Suedia dhe Finlanda. Ata që kanë pasaporta të Gjermanisë mund të vizitojnë 158 vende pa aplikuar për vizë, përcjell Shenja.

Vitin e kaluar SHBA dhe Britania e Madhe ishin në maje të listës, ndërsa këtë vit është në vendin e  tretë dhe e ndanë statusin e njëjtë si Finlanda, Franca, Zvicra, Spanja dhe Korea e Jugut, gjegjësisht mund të shkojnë në 156 vende pa aplikuar për vizë. Me pasaportë të SHBA-së, mund të vizitohen 156 vende pa viza.

Maqedonia këtë vit është në vendin e 38, me mundësi për udhëtim pa viza në 107 vende. Vitin e kaluar Maqedonia ishte në vendin e 33 të rang listës, me mundësi për udhëtim në 101 vende pa nevojën e vizave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu