Lufta në Kosovë mori fund pas një operacioni 78-ditor të sulmeve të ashpra ajrore të Aleancës Veriatlantike të NATO-s, ndaj Serbisë.
Gjatë këtij aksioni, nën sulmet e aviacionit të forcave aleate ndodheshin objektet ushtarake dhe infrastruktura civile e Republikës Socialiste të Jugosllavisë.
Por sa ka kushtuar ky aksion i cili solli përfundimin e luftës në Kosovë?
Sipas “AP”, Operacioni i NATO-s në ish-Jugosllavi kushtoi 43 miliardë dollarë.
Sulmet e NATO-s mbi Ish-Jugosllavi nisën në 24 mars 1999, gjë e cila solli edhe largimin përfundimtar të ushtrisë serbe nga Kosova. /albeu.com/