Ja sa para dëmshpërblim kërkojnë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi nga Bogoevski, ai paralajmëron kundërpadi

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, dhe ish-zv. kryeministri Musa Xhaferi, gjithashtu nga radhët e BDI-së, nuk u paraqitën në seancën gjyqësore kundër të paditurit, Sllobodan Bogoevski, seancë që u shty për më 27 janar të vitit të ardhshëm.

Ahmeti dhe Xhaferi e akuzojnë Bogoevskin për shpifje, në lidhje me deklaratat e tij, për gjoja marrje ryshfeti prej 2.5 milion euro nga ”Magyar Telecom”.

Mirëpo, dy politikanët kanë kërkuar dëmshpërblim të majm nga Bogoevski. Ali Ahmeti kërkon 3 milion euro dëmshpërblim, kurse Musa Xhaferi kërkon 2.5 milion euro.

Nga ana tjetër, Bogoevski ka paralajmëruar padi penale ndaj Ahmetit dhe Xhaferit, pasi që, sipas tij, në bazë të ligjeve amerikane dhe maqedonase, padia për shpifje nuk lejohet dhe konsiderohet si trysni ndaj dëshmitarëve.

Avokati i Bogoevskit bëri të ditur se seanca e sotme është caktuar për shkak të ngjarjeve politike në vend, ndërkaq padia është dorëzuar në 10 dhjetor të vitit të kaluar, kohë kur Bogoevski ka qenë në burg, kurse u është dorëzuar tani/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu