Ja se çfarë deklaroi kryetari i BESËS Bilall Kasami, pas takimit me amerikanët (VIDEO)

“Sot në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup qëndroi një delegacion i lartë i SHBA-së në përbërje David Stephenson – Shef i sektorit politik dhe ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve, dhe Adrian Ismaili – asistent për çështje në Ambasadën e SHBA-ve, ku u pritën nga kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Sekretari Gjeneral, Afrim Gashi, nënkryetari i Lëvizjes, Zeqirija Ibrahimi dhe anëtari i kryesisë, Kastriot Rexhepi. Temë e këtij takimi ishte situata aktuale politike, ku u shpalosën qëndrimet BESËS.

Pas këtij takimi me përfaqësuesit e SHBA-ve kryetari Bilall Kasami ka deklaruar për mediat: “Ky ishte një takim miqësor ku biseduam kryesisht për krizën aktuale politike, me ç’rast e shprehëm shqetësimin tonë për politikanët e papërgjegjshëm të cilët e sollën vendin tonë në këtë gjendje. Lëvizja BESA e mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale Publike, por insistojmë edhe ne themelimin e Gjykatës Speciale që do i procedon krimet politike, e këtë qëndrim e shprehëm edhe në takimin tonë me përfaqësuesit e SHBA-ve. Ne si Lëvizje BESA nuk merremi me BDI-në, të cilën e konsiderojmë një të kaluar të hidhur të shqiptarëve të Maqedonisë, por me atë se si pas 11 dhjetorit ta bëjmë Maqedoninë të pranueshme edhe për shqiptarët”, – thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

14614483_1129111640504301_848746592_o-768x576


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu