Ja shenjat që paralajmërojnë se jeni prekur nga diabeti i tipit 2

Nëse jeni të prekur nga diabeti i tipit 2, trupi juaj nuk është në gjendje ta përdor hormonin e insulinës siç duhet.

Insulina është e nevojshme për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe përdorimin e saj për çlirimin e energjisë trupore.

Nëse nuk prodhohet mjaftueshëm insulinë ose hormoni nuk funksionon siç duhet glukoza grumbullohet në gjak në vend që të përdoret nga qelizat.

Shpesh diabeti i tipit 2 nuk shfaq simptoma, pranaj njerëzit mund ta kapin në një fazë të vonë sëmundjen.

Ja cilat janë simptomat më të shpeshta të diabetiti të tipit 2:

 Urinim i shpeshtë

 Ndjesi e madhe etje

 Rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme.

 Rritja e ndjesisë së urisë.

 Dhimbje dhe mpirje në këmbë.

 Infeksione të shpeshta: virale, fungale, vaginale, bakretiale etj.

 Probleme dhe turbullime në shikim.

 Plagë që nuk shërohen lehtë dhe shpejt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu