Fatime Fetai nga PSP sot ka prezentuar lëndën e re ”Shënjestra” ku shënjestrohet Drejtoria për Siguri Kombëtare e cila ka kryer përgjime e paligjshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Fatime Fetai ka treguar se si kanë arritur materialet deri tek dora e Zoran Zaev, i cili edhe i prezentoi ato në publik.
Një i punësuar në DSK ka parë disa materiale audio dhe të transkriptuar nëpër zyrat e DSK-së dhe i’a ka dhuruar një personi të dytë jashtë objektit.
Personi i dytë pastaj ia ka dorëzuar ”bombat” Zaevit./Telegrafi/