Kryeministri Zoran Zaev sot për TV 21 komentoi vendimin e Bullgarisë që të përdor veton në nisjen e bisedimeve. Sipas tij, kjo është disfatë e madhe për Bashkimin Evropian dhe se është i dëshpëruar nga ky vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Arritëm marrëveshje me Bullgarinë, dhe kur duhej BE të japë pëlqim, nuk bëri një gjë të tillë dhe kjo është disfata më e madhe për Evropën. Duhet të vazhdojmë me përpjekjet për të ndërtuar miqësi, dialog dhe jo konflikte”, tha Zaev.
Ai shtoi se kjo nuk është dëshirë e popullit bullgar, por e gjithë kjo ndodh para zgjedhjeve në Bullgari./Telegrafi/