Rastet e ngritura nga Prokuroria Publike Speciale bazohen në pavërtetësi dhe manipulime, që kanë për qëllim të bëjnë progon politik për udhëheqësinë e partisë dhe politikën time theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në lidhje me akuzat e ngritura sot nga PPS, ku ndër të dyshuarit është edhe vet ai.
Greuvski këtë deklaratë e bëri nga Shtipi, ku kishte shkuar për të parë punimet që po realizohen në ndërtimin e spitalit të qytetit. Nuk ka ndonjë informatë se në çfarë cilësie ka shkuar për ti parë punimet, por si duket ende po aktron si funskionar shtetëror.
“Pres konferenca e sotme e PPS-së edhe njëhere dëshmonë se qëllimi i PPS-së nuk është zbulimi i të vërtetës as sundimi i ligjit, por shkatërrimi i VMRO-DMPNE-së si parti, si kundërshtar politik i partisë së tyre, partisë së PPS-LSDM-së”, thuhet ndërë të tjera në deklaratën e Greuvskit.
Siç njofton InfoShqip, Gruevski i fajson PPS-së se kinse po mundohen që të largojnë atë nga kreu i partisë.
Në lidhje me akuzat e PPS-së në pres konferencën e sotme, Greuvski theksoi se të gjitha akuzat janë të pa baza dhe projektet për të cilat akuzohet janë të bëra në përputhje me ligjin. /InfoShqip.com